Raci: Serbët e Kosovës të bashkëpunojnë me Kurtin, të mos dirixhohen nga Beogradi (VIDEO) NULL NULL 04/08/2022 04/08/2022 Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë që serbët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me kryeministrin Albin Kurtin. Raci në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që ata sipas tij, nuk duhet të bëhen “instrument dirixhues i Beogradit”. “Goran Rakiq komplet e ka keqkuptuar, ose totalisht e ka keqinterpretuar marrëveshjen për targat dhe liritë e lëvizje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011. Ajo marrëveshje nuk ka të bëjë me serbët e Kosovës dhe se ata askush nuk i pengon të lëvizin lirshëm”. Tutje Raci ka thënë që serbët e Kosovës duhet të lëvizin si shumica shqiptare dhe pakicat e tjera, konform legjislacionit në fuqi. “Andaj veprimi i fundit i qeverisë së Kosovës, nuk ka qenë veprim i ri në kuadër të dialogut, ka qenë vetëm një element që nuk është zbatuar nga e kaluara. Serbët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës dhe të mos bëhen instrument dirixhues i Beogradit dhe natyrisht qeveria e Kosovës sfidën më të madhe tani e ka që të zhbëjë ndikimin që ka Serbia në Kosovë përmes Listës Serbe”, tha ai.
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022