Raci: Pjesëtarë të Wagner-it mund të jenë të përfshirë në sulmet ndaj KFOR-it (VIDEO) NULL NULL 29.05.2023 18:45 29.05.2023 18:45 Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë pjesëtarë të grupit famëkeq “Wagner”, mund të jenë të përfshirë në sulmet ndaj KFOR-it në veri të vendit. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se roli i Rusisë në veri të Kosovës është goxha i madh. “Nëse Lavrov po planifikon përmes shërbimeve sekrete të Rusisë për të shpërthyer diçka, këta mund të shpërthejnë sepse këta janë ende prezentë”. “Këtu është problemi që Kosova ka – ballafaqimi me Federatën Ruse në veri është goxha i madh dhe natyrisht që ndikimi rus vazhdon të jetë prezent edhe përmes atij grupit famëkeq Wagner që duket që me siguri ka edhe në mesin e këtyre protestuesve që po sulmojnë KFOR-in amerikan”. klankosova.tv