Raci: Kosova ka ofruar mundësi për mbajtjen e referendumit, Serbia po do incidente NULL NULL 15.01.2022 13:43 15.01.2022 13:43 Opinionisti Gazmir Raci, vlerëson se të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në seancën e ftuar për të nxjerrë një rezolutë lidhur me referendumin që mban Serbia. “Nuk është dita për fjalime folklorike. Deputetët duhet të marrin pjesë në seancë dhe t’i thonë ato që mendojnë që t’i japin zgjidhje kësaj problematike që nuk është e re”, është shprehur Raci në Klan Kosova. Ai ka thënë se Kosova nuk e ka pamundësuar mbajtjen e referendumit, por që për të ka ofruar edhe mundësi. “Opsionet e dhëna janë me postë dhe me zyrën ndërlidhëse. Serbia nuk po do funksionalizimin e saj sepse i bie se e njeh Kosovën. Zyra ndërlidhëse do të duhej të ishte në funksion. Pra Kosova ka ofruar mundësi për mbajtjen e referendumit”. “Këto opsione nuk po i përshtaten Serbisë, sepse ajo po do që të ketë incidente”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024