Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raci: Dialogu i sotëm po koncentrohet ku Kosova insistoi në gjashtë muajt e fundit

NULL NULL
27.02.2023 15:20

Analisti politik, Gazmir Raci, ka folur në lidhje për takimin e sotëm trepalësh në Bruksel.

Raci theksoi se nga viti 2016 nuk ka pasë zhvilime pozitive në dialog dhe sipas tij, madje ka pasë degradim të procesit të dialogut, njofton Klankosova.tv.

“Nëse sot do të kemi një marrëveshje për të cilën kemi debatuar shumë për planin franko -gjerman e që është e vërtet që ka gjashtë muaj që e dimë se nuk ka njohje de jure, atëherë njohjen de facto e kemi në tekstin e asaj marrëveshje që e konfirmoi edhe një burim i Bashkimit Evropian para disa ditëve, që kemi njohje de facto. Njohja de facto për mua do të thotë njohje territorit integritet sovranitet njohje të simboleve shtetërore të dy vendeve e po ashtu hapjen e misioneve diplomatike të cilat janë elemente të rëndësishme”, tha Raci i ftuar në Klan Kosova.

“E para, është interesante se nga viti 2016 nuk kemi pasë zhvillime pozitive në dialog sepse në të kaluarën që kemi folur shumë kemi pasur degradim të procesit të dialogut deri në atë masën që doli nga binarët që pati filluar. Palët ishin koncentruar edhe në ndarje territoresh dhe e humbi misionin për të cilin kishte filluar dialogu i Brukselit. E dyta Kosova edhe njëherë po e dëshmon si faktor i përgjegjshëm sepse po merr pjesë aktivisht në procesin e dialogut dhe kemi marrë një përgjigje pozitive nga ana e Kosovës për planin konkret dhe se dialogu i sotëm po koncentrohet vetëm në atë çka Kosova pati insistuar në gjashtë muajt e fundit që të diskutohet vetëm për planin franko gjerman dhe asgjë tjetër përtej saj”.

“Nëse sot do të kemi një marrëveshje për të cilën kemi debatuar shumë për planin franko-gjerman e që është e vërtet që ka gjashtë muaj që e dimë se nuk ka njohje de jure, atëherë njohjen de facto e kemi në tekstin e asaj marrëveshje që e konfirmoi edhe një burim i Bashkimit Evropian para disa ditëve, që kemi njohje de facto. Njohja de facto për mua do të thotë njohje territorit integritet sovranitet njohje të simboleve shtetërore të dy vendeve e po ashtu hapjen e misioneve diplomatike të cilat janë elemente të rëndësishme”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.