13:34, 15 Mars 2019

Mesfushori francez Adrien Rabiot është suspenduar nga skuadra Paris Saint Germain.

Sipas ESPN, futbollisti 23 vjeçar do të jetë i suspenduar nga skuadra franceze deri më datë 27 mars të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Kjo për shkak se vetëm disa orë pasi PSG-ja pësoi humbje nga Manchester United, Rabiot u pa duke festuar në një klub nate.

Më poshtë mund ta gjeni videon ku shihet se Rabiot ndodhet në një klub nate.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë