Ra nga lartësia e pallatit dhe humbi jetën, arrestohen dy persona për vdekjen e 60-vjeçarit në Vlorë NULL NULL 19.05.2023 08:12 19.05.2023 08:12 Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi një 60-vjeçar ra nga lartësia e pallatit në të cilin po punonte, duke humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në në lagjen “Uji i Ftohtë”, sakaq viktima është një shtetas me inicialet A. P., shkruan Top Channel. Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar shtetasin M. H., 70 vjeç, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente. Si dhe A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat. 53 vjeçari u arrestua për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv
Kosova Ministrja gjermane uron Kosovën për liberalizimin: Hap i vonuar, por i rëndësishëm drejt integrimit në BE 19/04/2023