Lajmet e fundit
Gjendja e së miturës që ra nga kati i gjashtë i tarracës në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë, vazhdon të jetë e rëndë.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë” deklaroi se fillimisht, të miturës në ndihmë i erdhën qytetarët që ishin dëshmitarë të rastit, transmeton Klankosova.tv.
Rasti i rëndë është konfirmuar si nga Policia e Kosovës, ashtu edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, qendër në të cilën e lënduara vazhdon të trajtohet.