Ra nga kali, vdes një 72-vjeçar në Kolonjë NULL NULL 31.01.2023 22:25 31.01.2023 22:25 Një 72-vjeçar ka humbur jetën të martën në Kolonjë pasi ka rënë nga kali. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se I.L., banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen. Për pasojë i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut.