R. Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual

R. Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual

NULL NULL
3 weeks më parë

R Kelly është shpallur fajtor për shfrytëzimin e statusit të tij të këngëtarit për të drejtuar një skemë për abuzimin seksual të grave dhe fëmijëve gjatë dy dekadave.

11 akuzues, nëntë gra dhe dy burra, u morrën në pyetje në gjyq për gjashtë javë për të përshkruar poshtërimin dhe dhunën seksuale nga duart e tij.

Pas dy ditësh diskutimi, juria e shpalli artistin fajtor për të gjitha akuzat me të cilat ai përballej.

Dënimi do të jepet më 4 maj dhe ai mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave.

Juria zbuloi se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, ishte drejtuesi i një skeme të dhunshme dhe shtrënguese që joshi gratë dhe fëmijët që ai të abuzonte seksualisht.

U zbulua gjithashtu se kishte trafikuar gra midis shteteve të ndryshme të SHBA dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë.

Së bashku me tetë akuza të trafikimit seksual, Kelly u shpall fajtor për dallavere – një akuzë e përdorur zakonisht kundër shoqatave të krimit të organizuar.

Gjatë gjykimit prokurorët detajuan se si menaxherët e tij, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë të rrethit punuan për ta ndihmuar atë në ndërmarrjen e tij kriminale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.