R Kelly nuk paraqitet para gjykatës NULL NULL 18.08.2019 13:00 18.08.2019 13:00 Këngëtari R. Kelly nuk është paraqitur në një seancë gjyqësore, lidhur me të cilën prokurorët pretendojnë se ai refuzoi transportin nga burgu. Ylli i R&B do të paraqitej para gjykatës në seancën paragjyqësore për rastin e tij të abuzimit seksual në Chicikago, Illinois, të enjten. Avokati i Kelly tha që nuk ishte “100% e vërtetë” që këngëtarji kishte refuzuar transportin, por shpjegoi se “lëvizja e Kelly është një punë e komplikuar dhe e madhe”. Këngëtari aktualisht po përballet me disa akuza shtetërore dhe federale për abuzim seksual në SHBA, të cilat ai i mohon. Akuzat përfshijnë sulmin seksual, abuzimin me të miturit, bërja e imazheve jo te duhura të të miturve, rekrutimin dhe pengimin e drejtësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.