Qyteti Kyle në Teksas kërkon vizitorë të quajtur Kyle për rekord botëror NULL NULL 02.04.2024 17:50 02.04.2024 17:50 Qyteti i Kyle në Teksas njoftoi se po bën një përpjekje tjetër për të thyer Rekordin Botëror Guinness për tubimin më të madh të personave me të njëjtin emër me një “Gatering of the Kyles” (Tubimi i Kyle-ve). Qyteti, i cili arriti të tërheqë 1,490 njerëz të quajtur Kyle në ngjarje vitin e kaluar, tha se Mbledhja zyrtare e përpjekjes për rekord me Kyles do të zhvillohet në orën 13:00 më 18 maj, si pjesë e Panairit Kyle. Rekordi aktual për mbledhjen më të madhe me të njëjtin emër (vetëm emri) u vendos në korrik 2017, kur 2,325 persona me emrin Ivan morën pjesë në një përpjekje zyrtare për rekord në Bosnjë dhe Hercegovinë. Qyteti i Austin, Teksas, priti një tjetër përpjekje për rekord në shkurt, kur “Ryan Rodeo” u përpoq të merrte titullin duke mbledhur njerëz të quajtur Ryan. Kjo përpjekje nuk arriti të merrte titullin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.