Qytetet gjermane nën errësirë për të kursyer energji NULL NULL 23.07.2022 07:44 23.07.2022 07:44 Netët e verës në qytetin e pasur bavarez të Augsburgut këtë vit janë nën errësirë dhe të qeta. Fasadat e ndërtesave historike nuk janë të ndriçuara, dritat e rrugëve janë ato që vende-vende bëjnë dritë teksa edhe shumica e shatërvanëve nuk funksionojnë. Augsburgu është ndër qytetet e Gjermanisë që ka zbatuar një sërë masash për kursimin e energjisë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë i cili solli si pasojë rritje të çmimeve të energjisë dhe mungesë të gazit. Rreth gjysma e familjeve gjermane përdorin gazin për ngrohjen e tyre dhe rreth 13% e energjisë elektrike rrjedh nga karburantet fosile. Në të gjithë Evropën, vendet po kërkojnë mënyra për të ulur konsumin e energjisë. Faturat disa fish më të shtrenjta dhe rritja e kostos së jetesës ka prekur qindra konsumatorë. Prej disa kohësh, Gjermania si ekonomia më e madhe e Unionit po udhëheq disa fushata mbarëkombëtare për kursimin e energjisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.