Lajmet e fundit

Qytetarë të shumtë zbardhën natën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të pritur vendimin përfundimtar për çlirimtarët.
Ndërsa edhe sot, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani ka deklaruar se qytetarët po qëndrojnë edhe sot në shesh në pritje të verdiktit final, transmeton Klankosova.tv.
Një qytetar, në një prononcim direkt për Klanin, deklaroi se janë duke pritur minutat vendimtar për Kosovën.
“Janë minutat e suksesit, edhe ndryshimit të madh në Kosovë që pritet të ndodh me lirimin e udhëheqësve të UÇK-së”, tha ky qytetar.