Qytetari e gjen një portofol me 470 euro në të, policia ia kthen pronarit NULL NULL 29.03.2023 17:59 29.03.2023 17:59 Policia e Kosovës, stacioni në Kllokot ka bërë të ditur se një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur afër një qendre tregtare. Sipas policisë, në portofol kishte një shumë parash prej 470 euro dhe dokumente personale. “Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Osmani i kërkon ministrit suedez mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE 2 months
Kosova Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Reagimet ndaj Isufajt përçojnë mesazhe tendencioze politike 2 months