Lajmet e fundit

Qytetarë nga vende të ndryshme po vazhdojnë të mblidhen dhe të marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’iu bashkuar protestës së sotme.
Protesta, e thirrur me moton “Jo në emrin tim”, është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pjesëmarrësit po bartin flamuj të UÇK-së, si dhe pankarta me mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, njofton Klankosova.tv.