Lajmet e fundit

Një grup qytetarësh janë nisur drejt vendit të njohur si "Rrethi i Flamurit", teksa kanë bërë të ditur se po shkojnë për të protestuar kundër vendimi të fundit të ish-krerëve të UÇK-së.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Bellagoshi, raportoi nga vendi i ngjarjes se në mesin e pjesëmarrësve kishte edhe mërgimtarë që kanë ardhur në Kosovë për ta ndjekur nga afër situatën.
Një mërgimtar nga Zvicra tha se kishte ardhur në Kosovë për ta ndjekur zhvillimin e situatës, duke theksuar se, sipas tij, vendimi duhet të ndryshojë.
Gjatë grumbullimit pati edhe një moment tensioni, ku disa prej të pranishmëve patën diskutim me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Situata u menaxhua dhe nuk pati eskalim.
Reagimi i disa prej qytetarëve të mbledhur ishte se vendimi nuk duhet të paraqitet si vendim i marrë në emër të popullit të Kosovës.