19:46, 2 Korrik 2020

Ambasada e Kosovës në Zvicër, ka njoftuar se Kosova ndodhet në listën e vendeve ku të gjtihë udhëtarët që shkojnë andej do të futen në karantinim dhjetëditorë.

“Zyra Federale e Shëndetit në Zvicër (BAG) bëri të njohur vendimin më të ri, sipas të cilit, nga data 6 korriku 2020 vlen rregulli i ri, që obligon çdo qytetar të Zvicrës, që në rast se kthehet nga pushimet nga vendet, siç është Suedia, Serbia, Izraeli, Kosova ose Rusia, duhet të kalojë dhjetë ditët e para, pas kthimit në izolim”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Klan Kosova.

“Zyra Federale e Shëndetit në Zvicër (BAG), instuticioni më përgjegjës zyrtar për këtë çështje, në njoftimin e sajë, bëri të njohur se Qeveria zvicerane ka përpiluar një listë prej 29 shteteve,që kualifikohen, si zona të pushimeve të rrezikut të lartë nga mundësia e infeksiont nga koronavirusi. Në radhën e listës së 29 shteteve është renditur edhe Kosova. Prandaj, si të gjithë qytetarë tjerë, që vijnë nga njëra prej këtyre 29 vendeve, edhe ata që vijnë nga Kosova, duhet ti nënshtrohen hyrjes në karantinë për dhjetë ditë, pasi të kthehen në Zvicër”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë