Qytetarët në marsh: Lufta jonë ka qenë e shenjtë, të protesojmë në mënyrë paqësore (VIDEO) NULL NULL 02.04.2023 14:46 02.04.2023 14:46 Marshi Mijëra qytetarë kanë dalë në sheshet e Prishtinës, për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Disa qytetarë për Klan Kosovën kanë thënë se lufta jonë ka qenë e shenjtë dhe kanë bërë thirrje për protestim paqësor. “Lufta jonë çlirimtare ka qenë e shenjtë dhe të protesojmë në mënyrë paqësore, t’i tregojmë gjithë Evropës dhe botës që ne kemi qenë ata të cilët jemi persekutuar nga regjimi serb dhe asnjëherë lufta jonë nuk ka qenë siç na akuzojnë”, është shprehur një qytetarë i cili ka ardhur nga Mitrovica për të marshuar. Ndërkohë, një qytetar për Klan Kosovën ka treguar ka ardhur nga Gjermania, vetëm për të marrë pjesë në këtë marsh. Një tjetër qytetar i cili ka ardhur nga Drenasi për të marshuar, është shprehur se sa më shpejtë duhet të lirohen ish-krerët e UÇK-së. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO) 20 orë më parë