Qytetarët ndezin qirinj para qeverisë për reduktim të rrymës, përkrahen nga AAK-ja (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetarët ndezin qirinj para qeverisë për reduktim të rrymës, përkrahen nga AAK-ja (VIDEO)

NULL NULL
17/08/2022

Disa qytetarë kanë zhvilluar një aksion para qeverisë për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.

Ata ndezën qirinj para qeverisë, pasi sipas tyre, edhe sot kishin pasur reduktime të rrymës.

Kjo iniciativë e këtyre qytetarëve u përkrah nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i kësaj partie Bekë Berisha, ka thënë  se janë duke e kundërshtuar mos punën e qeverisë për këtë çështje.

Sipas tij, Kosova ndodhet para një kolapsi, shenjat e të cilit kanë filluar qysh tash të vërehen.

“Është iniciativë qytetare e disa njerëzve që i njoh, të cilët kanë marrë këtë iniciativë për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës, t’i kundërshtojnë reduktimet që po ndodhin verës. Me grupin parlamentar kemi bërë vizita në KEDS, KEK, KESKO dhe gjatë bisedave kemi parë që do të ke ketë një dimër të ftohtë kështu që I jam bashkuar kësaj… Pagat janë të vogla, inflacioni i madh, varfëri e madhe, në mënyrë të kulturuar po e kundërshtojmë mos punën e qeverisë, që s’ka ndërmarrë masa, dhe asgjë për ta ndalur këtë kolaps që do të ndodhë më vonë. Shenjat që do të ketë kolaps janë të hershem, pra qysh tani”, ka thënë Berisha në Edicioni Special.

Ai tha se do të vazhdojnë të jenë krah qytetarëve në iniciativa të tilla.

Organizatori i këtij aksioni Visar Dili, tha se ky aksion ka filluar online tash e katër ditë, derisa ky ishte i pari para qeverisë.

Ai tha se do të vazhdojnë edhe me aksione të tjera për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Aksioni ka filluar që katër ditë online, kemi filluar kampanjën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, po përkrahet goxha shumë nga qytetarët. Paralajmërimi për reduktime  e energjisë në pikë të verës ishte fatalitet për qytetarët.. Ky është aksioni i parë, do të vazhdojmë deri sa ta arrijmë qëllimin tonë, ta ndalojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike”, tha Dili.