Qytetarët mund të ankohen në mënyrë elektronike NULL NULL 24.01.2017 10:47 24.01.2017 10:47 Ministria e Administratës Publike ka lansuar sot projektin elektronik e-kutia përmes së cilës do të bëhet matja e opinionit të qytetarëve për shërbimet që ofrojnë institucionet e vendit, njofton Klan Kosova. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa i cili tha se ky projekt zëvendëson kutitë klasike me ç`rast matja e opinionit të qytetarëve përmes mënyrës digjitale do kryejë shumë funksione. “Mendoj se projekti synon të zvogëlojë kohën e pritjes dhe të shtojë numrin e shërbimeve si dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrojnë institucionet e vendit”, shtoi Mustafa. Sipas tij, në këtë drejtim kërkohet edhe qëndrim bashkëpunues në mes të institucioneve. Ai njëherit ka përgëzuar Ministrinë e Administratës Publike duke thënë se ky program është me rëndësi të veçantë për institucionet e Kosovës. Nga ana e tij, ministri Mahir Yagcilar theksoi se tashmë kutitë elektronike janë vendosur pranë sporteleve dhe se kanë përgatitur edhe fushatë vetëdijësuese për këtë projekt Ndërkaq, zëvendësdrejtoresha e UNDP-së Alessandra Roccasalvo u shpreh e lumtur që kanë përkrahur projektin në në fjalë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.