Qytetarët më së shumti i besojnë FSK-së NULL NULL 17.12.2015 10:56 17.12.2015 10:56 Sipas një ankete të bërë nga Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, me 1000 respodent, përfshirë nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe të gjitha nacionaliteteve, në pyetjen se sa besojnë në Ministritë e Qeverisë së Kosovës, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) del më e besueshmja për qytetarët e Kosovës, me 67.8%. Në këtë hulumtim janë përfshirë Qeveria, Presidenca, Kuvendi, Parlamenti, Policia, Gjyqësori, KFOR-i, EULEX-i, Bashkimi Evropian, ambasadat, sistemi arsimor, shërbyesit civil, partitë politike, mediet. Sipas këtij hulumtimi, kur është në pyetje te ministritë; Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës për qytetarët e Kosovës është institucioni më i besueshëm në Kosovë, për vitin 2015, më 67. 8%. Pra, qytetarët e Kosovës i besojnë më së shumti Ministrisë së FSK-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria për FSK-në, për tri vite me radhë, në anketat të organizuara nga Riinvest, Barometri Kosovar i Sigurisë dhe Kipred, janë më të besueshmet në nivel vendi, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 4 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 9 orë më parë