Qytetarët kanë përfituar 341,540 euro nga dorëzimi i kuponëve fiskalë në ATK - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetarët kanë përfituar 341,540 euro nga dorëzimi i kuponëve fiskalë në ATK

NULL NULL
04/10/2015

Vendimi i qeverisë për t’i rimbursuar qytetarët që mbledhin kuponët fiskalë gjatë pagesave për mallra ose shërbime të ndryshme, i ka mobilizuar kosovarët t’iu drejtohen zyrave të Agjencisë Tatimore të Kosovës.

Për 3 muaj janë dorëzuar mbi 1 milion kuponë fiskalë e qytetarët kanë përfituar 341,540 euro rimbursim nga Qeveria e Kosovës.

Këto shifra i ka bërë të ditura vetë Ministri i Financave Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Facebook.

hotimire

“Për tre muaj, dorëzohen mbi 1 milion kuponë fiskalë dhe qytetarët përfitojnë 341,540 euro si rimbursim”.

Sipas tij qëllimi i kësaj procedure është që të krijohet ambient më i mirë për biznes dhe t’ju kthehet një pjesë e tatimit për konsumatorët që i kërkojnë kuponat fiskalë nga bizneset në mënyrë që të shtrihet fiskalizimi.

“Si instrument për krijimin e një ambienti më të mirë për biznes në kushte të barabarta, Ministria e Financave ka zhvilluar stimuj për të kthyer një pjesë të tatimit për konsumatorët që mbledhin dhe dorëzojnë kuponë fiskalë. Kjo me qëllim të shtrirjes së fiskalizimit”.

Ministri njofton se nga tetori ka filluar pranimi i plikove te rundit tjetër.