Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetarët japin mendimin për rritjen e pensioneve: Mirë që ndodhi, u deshtë më shumë

NULL NULL
07.10.2024 23:51

Qeveria e Kosovës sot mori vendim që t’i rrisë pensionet për 20 për qind.

Kjo u kumtua në një konferencë për media nga vet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili iu drejtua qytetarëve bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Lidhur me këtë vendim Klan Kosova i ka intervistuar disa qytetarë në Mitrovicë.

Kishte nga ata që e vlerësuan këtë rritje, por kishte nga ata që ky vendim iu duk i pamjaftueshëm.

“Mas mramti 20 euro, 20 euro, çka ki me ba? S’kemi çka me ba ndryshe? Pse a na jep 50 euro a?. Veç te mjeku, qe tash e vetsha Sebin tha ka një doktor. Kjo është puna ime, më duhet të shkoj tek një kardiolog, për qata s’jam e zoja me folë. Jom kah e lypi burrin, s’jom kah e gjoj kah më ka hup”, u shpreh qytetarja e parë.

“Vallai nuk është e mjaftueshme për neve, se na të shkretit tash presim pak prej shtetit. Edhe shteti mos me na mbajtë, çka bojmë na të shkretit. Çka me ba na me 20 përqindëshin? Beso 100 euro hapa (barna) me shkojnë”, deklaroi qytetari i dytë.

Derisa Klankosova.tv më herët ka kontaktuar edhe me kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashin, i cili tha se po e shqyrtojnë mundësinë për organizimin e një proteste, pasi sipas tij kjo rritje “nuk është e mjaftueshme”.

Rritja e pensioneve prej 20 për qind nuk është e mjaftueshme, paralajmërohet protestë

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.