Qytetarët e Kosovës besojnë se Qeveria është shumë e korruptuar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetarët e Kosovës besojnë se Qeveria është shumë e korruptuar

NULL NULL
15/12/2015

Sipas studimit të Qendrës Kosovar për Studime të Sigurisë, Qeveria e Kosovës është institucioni më i korruptuar në vend, njofton Klan Kosova.

“64 për qind e të anketuarve deklarojnë se Qeveria e Kosovës është e korruptuar”, tregon studimi.

Ndërsa 54 për qind e tyre besojnë se korrupsion ka edhe në institucionet komunale gjithashtu.

Si shumë të korruptuara qytetarët i shohin edhe gjykatat e prokuroritë.

“62 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se gjykatat janë të korruptuara, si edhe 58% deklaruan se prokuroria është e korruptuar”.

“Në bazë të rezultateve, qytetarët kryesisht janë të predispozuar që të mendojnë se institucionet e sigurisë janë më pak të korruptuara krahasuar me institucionet e drejtësisë, administratën komunale, apo Qeverinë”.

“Rreth 73% e të anketuarve kanë deklaruar se Forcat e Sigurisë të Kosovës nuk janë të prekura nga korrupsioni, krahasuar me 7% e të anketuarve që kanë deklaruar të kundërtën”.

Lista e institucioneve të matura është: Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë të Kosovës, Gjykatat, Prokuroria, Institucionet Komunale dhe Qeveria.

Kios

klankosova.tv