Qytetarët dhe bizneset i kanë të depozituara në banka mbi 5.5 miliardë euro NULL NULL 06.03.2023 15:32 06.03.2023 15:32 5.5 miliardë euro janë depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në bankat e Kosovës. Kështu bën të ditur raporti mujor i Bankës Qendrore e Kosovës, për muajin janar. Sipas BQK-së nga shuma e përgjithshme, 3.6 miliardë euro i takojnë ekonomive familjare derisa rreth 2 miliardë iu takojnë korporatave. Për këtë, bankat komerciale u paguajnë depozituesve normë vjetore të interesit prej 1.8 për qind. Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro. Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë. Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Ekonomi Zëvendësministrja Gashi: Diplomacia ekonomike, prej temave kryesore në qeveri (VIDEO) 2 months