Qytetarët britanikë nxitojnë të kthehen në vend për ta shmangur karantinimin 14 ditor NULL NULL 15.08.2020 11:55 15.08.2020 11:55 Transporti hekurudhor në Britani të Madhe ishte gjashtë herë më i ngarkuar se zakonisht, pasi 12 mijë qytetarë britanikë të cilët kanë qenë duke i kaluar pushimet në Francë, kanë nxituar për t’u kthyer vetëm gjatë orëve të para të njoftimit të qeverisë rreth vendimit për izolim për personat vijnë nga jashtë vendit. Kim Wells, një qytetar britanik tha për BBC se atij dhe familjes së tij i është dashur që t’i ndërpresin pushimet verore në Francë dhe të kthehen në shtëpi në mënyrë që të mos hyjnë në izolim. Dje qeveria britanike ka njoftuar se nga kjo e shtunë, hynë në fuqi vendimi për vetizolim 14 ditor për të gjithë personat që vijën nga jashtë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024