19:05, 24 Qershor 2020

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti sot atasheun ushtarak të Turqisë në Kosovë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz, të cilin e falënderoi për mbështetjen e qeverisë dhe ushtrisë turke në ndërtimin e FSK-së dhe perspektivën zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Nga ana e tij, kolonel Ersoz e falënderoi ministrin Quni për mikpritjen dhe solli letrën me mesazhin e urimit për detyrën e ministrit nga ana e ministrit të Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar, si dhe ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në mesazhet e urimeve, theksohet intensifikimi i bashkëpunimit bilateral dhe fuqizimi i partneritetit, si dhe shprehet vullneti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave Turke për vazhdimin e përkrahjes në të gjitha fushat në funksion të realizimit të objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri Quni shprehu kënaqësinë për urimet me mesazhet miqësore dhe vullnetin për vizita të ndërsjella me homologun Akar, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral duke vlerësuar lart rolin e Turqisë si vend anëtar i NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë