Lajmet e fundit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka konfirmuar mbështetjen e tij për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Quni pas mbledhjes së kryesisë së LDK-ë ka thënë se këtë qëndrim e ka bërë publik edhe një ditë më parë, duke e mbështetur propozimin për një punë të përbashkët mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka theksuar se familjen Sejdiu e njeh nga afër që nga viti 1998, ndërsa ka përmendur edhe kontributin e disa prej anëtarëve të saj në luftën e Kosovës.
Përveç atyre fakteve që numërohen nga liderët partiakë dhe shumë të tjerët që e njohin nga afër, unë mundem me shtu edhe disa çështje që unë i njoh për se afërmi, pasiqë familjen Sejdiu e njoh që nga viti 98, në kohë të vështira për Kosovën, për popullin shqiptar ku disa nga burrat e familjes Sejdiu kanë qenë pjesë e luftës së Kosovës, një ndër ta ka qenë Naim Sejdiu, familjar shumë i afërt i Bekim Sejdiut dhe nëpërmjet tij e kam krijuar përshtypjen për familjen Sejdiu.”, ka deklaruar Quni.