Quni e Haxhiu përplasen për Isufajn (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Quni e Haxhiu përplasen për Isufajn (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 04.05.2023 21:24
quni

Maltretimi që iu bë një ditë më parë me ulësen ne Kuvend, siç duket i dha mësim të enjten. Deputeti Haki Abazi nuk shkoi të ulet më te karrigia e zakonshme, por doli te vendet e lira.

Kur nis seanca, aktivizohet AAK-ja që përmes kryetarit kërkon ekzekutimin e shtesave. Pas tij, LDK-ja kritikon pushtetin që s’po e zyrtarizon Blerim Isufajn kryeprokuror. Një përgjigje me pyetje ia dha shefja e drejtësisë në qeveri.

Ganimete Musliu e PDK-së e ka mërzi të mos i jepet fjala, andaj ndërpret një koleg të VV-së.

Glauk Konjufca u bë protagonist edhe një herë kur ngatërroi ministrin e Shëndetësisë me një deputet të PDK-së, gjë që nxiti të qeshura. Por këtë lapsus kryekuvendari e kaloi me sportivitet.

Në këtë mbledhje, nënkryetari i Kuvendit nga komunitetet, Bekim Arifi, u zëvendësua me Bahrim Shabanin, ndërsa për ratifikimin e marrëveshjes për disa bursa me Ambasadën e Francës nuk pati kuorum.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.