Qumështarët bllokojnë Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qumështarët bllokojnë Kosovën

NULL NULL
15/06/2015

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në mbështetje nga Shoqata e Përpunuevsve e Qumështit, do të mbajnë protestë ku do të do bllokohen pikat për: Pejë – Rozhajë, Prishtinë -Ferizaj, Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovice me mjete te ndryshme.

Ata do të protestojnë duke bllokuar rrugët për qarkullim, me traktorë e mjete bujqësore dhe kafshë.

Nisja bëhet nga parkingu i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në orën 12:00, transmeton Klan Kosova.

Kjo protestë po bëhet në shenjë pakënaqësie ndaj trajtimit të këtij sektori nga institucionet qendrore.

Kërkesë kryesore e tyre është të ndalet importimi i produkteve tyë qumshtit me çmime të ulëta dhe t`i thuhet stop importit ilegal, etj.