QUINT-i s’ia ndërron qëndrimin Kurtit për Manastirin e Deçanit (VIDEO)

QUINT-i s’ia ndërron qëndrimin Kurtit për Manastirin e Deçanit (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria të cilën ai e udhëheq tashmë e ka të njohur qëndrimin sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit.

“Qëndrimi jonë për manastirin e Deçanit është tashmë i njohur, ne e kemi bërë të njohur atë edhe më herët”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv

Qëndrimet e Qeverisë Kurti për mosnjohje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënie në pronësi të tokës për Manastirin e Deçanit kanë bërë që shtetet e QUNT-it të reagojnë, ku javë më parë kanë kërkuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit të respektohet nga ana e qeverisë.

Sipas shteteve të QUINT-it, moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronësinë e Manastirit të Deçanit e minon zotimin e qeverisë të udhëhequr nga Kurti për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektimin për gjyqësor të pavarur.

“Moszbatimi i këtij vendimi dhe vendimeve të tjera të gjykatës minon zotimin e qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur. Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik”, thuhet në deklaratën e shteteve të QUINT-it, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, pesë vjet më parë, Gjykata Kushtetuese mori vendim që Manastirit të Deçanit t’i njihet e drejta e pronësisë me mbi 24 Hektarë tokë, por që ky vendim tash e pesë vjet nuk është marrë parasysh nga asnjë qeveri.