QUINT-i bën thirrje për shtensionim e tërheqjeve të autoriteteve të Kosovës (FOTO/VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

QUINT-i bën thirrje për shtensionim e tërheqjeve të autoriteteve të Kosovës (FOTO/VIDEO)

NULL NULL
26.05.2023 12:39
Zubin Potok

22:00 – Deputetja britanike: Militantët serbë të armatosur minojnë stabilitetin e Kosovës

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentit të Britanisë së Madhe Alicia Kearns, ka folur rreth zhvillimeve të sotme në veri të Kosovës.

Ajo i doli në mbështetje kryetarëve të zgjedhur madje duke i kritikuar deklarimet e faktorit ndërkombëtar.

Kearns tha se militantët e armatosur serbë vazhdojnë që ta minojnë stabilitetin e Kosovës.

Sot në tri komunat, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zubin Potok, një numër i serbëve u përpoqen që të ndalojnë kryetarët e zgjedhur të këtyre komunave në zgjedhjet e 23 prillit që të shkonin në vendet e tyre të punës.

______________________________________________________________________________________________________

21:40 -Vuçiq flet për Kosovën: Nuk ka pasur krizë më të madhe e më të rëndë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur fjalim në tubimin e thirrur nga ai.

Nuk kishte se si të mungonte as tema e Kosovës, në veçanti veriut të saj.

Vuçiq tha se nuk ka pasur krizë më të madhe e më të rëndë.

“Nuk kemi pasur krizë më të vështirë dhe më të madhe në Kosovë. Pas këtij takimi do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Kosovën. Dhe, kam frikë, shumë të këqija, sepse e di me kë kemi të bëjmë”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se po vjen një periudhë e vështirë për serbët, sidomos në çështjen e Kosovës.

“Sot, sikur qëllimisht e prisnin atë ditë, që një numër i konsiderueshëm burrash nga veriu të vinin në Beograd, nga Kosova, për të sulmuar ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq”, tha Vuçiq, shkruan Kosova-Online përcjell Klankosova.tv

Derisa sot në tri komunat, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zubin Potok, një numër i serbëve u përpoqen që të ndalojnë kryetarët e zgjedhur të këtyre komunave në zgjedhjet e 23 prillit që të shkonin në vendet e tyre të punës.

Për këtë arsye intervenoi edhe policia.

______________________________________________________________________________________________________

21:24 – QUINT-i bën thirrje për shtensionim e tërheqjeve të autoriteteve të Kosovës

Shtetet e QUINT-it, ShBA-ja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërhiqen prej veriut.

Pesëshja e QUINT-it, po ashtu bënë thirrje që të de-përshkallëzohet situata dhe të ketë koordinim të ngushtë mes autoriteteve të Kosovës me ato të EULEX-it dhe KFOR-it.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të shtensionohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, QUINT-i është shprehur i shqetësuar me ngritjen e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën.

“Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Ata, po ashtu e kanë dënuar edhe sulmin e EULEX-it në veri të vendit gjatë ditës së sotme.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


20:30 – Gjoshi: Kurti i dha fuqi të madhe qëndrimit në pushtet Vuçiqit

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e realizon në terren skenarin e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të arritur më 18 Mars në Ohër.

“Skenarët janë të qartë: Vendosja në terren e Zajednicës së rrezikshme sipas Statutit të shkruar nga Ekipi Menaxhues dhe Nenit 7 të marrëveshjes për Vetëmenaxhimin e serbëve (Autonominë)”, tha Gjoshi.

Ai theksoi se Kurti i ka dhënë një fuqi të madhe qëndrimit në pushtetit të Vuçiqit.

“Politika konfliktuale, përfshirë dhe me miqtë amerikanë, është e dëmshme për sovranitetin e Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Sot në tri komunat veriore të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pati tensione.

Një numër i protestuesve serbë sot u përpoqen të pengonin kryetarët e zgjedhur të këtyre komunave, të shkonin në vendet e tyre të punës.
Për këtë shkak është dashur edhe intervenimi i policisë.

Derisa në Serbi që disa ditë po mbahen protesta Anti-Vuçiq.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

_______________________________________________________________________________________20:10- Rohde: Institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, e ka shpërndarë një postim të homologut të tij amerikan, Jeff Hovenier, rreth situatës në veri.

Rohde tha se pajtohet plotësisht me qëndrimin e Hovenier.

Ai iu bëri thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës.

“Iu bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë KFOR-in dhe EULEX-in”, tha Rohde.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

_______________________________________________________________________________________

19:28 – Osmani: Veprimet e policisë në veri janë legjitime, jetëgjatësia e tyre varet nga koordinimi me aleatët

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas tensioneve në veri.

Osmani citoi nenin 2 të Kushtetutës që thotë se “Sovraniteti dhe Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm”.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, tha Osmani.

E para e shtetit tha se së bashku jemi më të fortë.

“Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”, theksoi ajo.

Sot në tri komunat veriore pati tensione.

Në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, një numër i protestuesve serbë u munduan të pengonin hyrjen e kryetarëve që zgjedhur më 23 prill që të hyjnë në zyrat e tyre.

Si rezultat i kësaj është dashur që të ndërhyjë policia.

19:00 – Blinken dënon veprimet e qeverisë në veri: Po shtoni jostabilitet

Sekretar amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të ndalë menjëherë masat, të cilat ai i quajti të dhunshme, dhe të ripërqendrohet në dialog.

Blinken dënoi fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës për të cilat tha se po përshkallëzojnë tensionet në veri.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti  të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Blinken, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


18:56 – Bildt: Vuçiqit i konvenon provokimi i tensioneve

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt, ka folur rreth situatës në veri, ku një numër i qytetarëve serbë u munduan që të pengonin kryetarët e zgjedhur të Zubin Potokut, Leposaviqi dhe Zveçanit, që të hynin në objektet komunale.

Ai tha se presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i konvenon provokimi i tensioneve për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet e brendshme në Serbi.

“Sido që të jetë prapavija, situata Serbi-Kosovë po përkeqësohet qartë – përsëri!”, tha Bildt.

E si pasojë e situatës, është dashur edhe ndërhyrja e policisë së Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


18:24 – PDK dënon dhunën në veri, veprimet të bëhen me partnerët ndërkombëtarë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën sot në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kjo parti dënon dhunën në veri nga grupet e dirigjuara nga Serbia.

“Partia më e madhe opozitare ka bërë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e PDK-së përcjell Klankosova.tv

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

_______________________________________________________________________________________

18:10 – Haradinaj: Kurti të jetë i kujdesshëm, të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ngjarjeve të së premtes në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Ai i kërkoi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që të jetë i kujdesshëm dhe të mos ndërmerr veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë.

“Ngërçi politik me serbët lokalë të Kosovës në atë pjesë, mund të zgjidhet vetëm me dialog të hapur me ta. Kosova nuk e ka luksin të veprojë e vetme dhe e pakoordinuar me miqtë ndërkombëtarë në kapërcimin e gjendjes së krijuar në veri. Apeloj tek qytetarët serbë dhe tek institucionet e Kosovës që të bëjnë të pamundurën në qetësimin e situatës”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës një numër i protestuesve serbë u grumbulluan rreth objekteve komunale të tri komunave veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Qëllimi i tyre ishte pengimi i kryetarëve të zgjedhur më 23 prill që të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Për këtë shkak është dashur ndërhyrja e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

_______________________________________________________________________________________

18:08 – Situatë e qetë në Zveçan pas tensioneve mes protestuesve dhe policisë (VIDEO)

Sot ka pasur disa tensione mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

E pas këtyre tensioneve, tani atje situata është e qetë, përcjell Klankosova.tv.

Në pamjet e Associated Press shihet situata në Zveçan.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


17:53 – Sveçla përgëzon profesionalizmin e Policisë gjatë ballafaqimit me “grupe kriminale” në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kryetarët e komunave veriore do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuar kriminale.

“Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë”, shkroi Sveçla.

Ai ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë”.

“Institucionet demokratike të Republikës së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim dhe të pakompromis me sulmuesit e demokracisë, ligjit dhe qytetarisë”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


17:51 – Elshani nga Policia e Kosovës thotë se situata në veri është e qetë

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se situata në komunat veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok aktualisht është e qetë.

“Sot kemi asistuar kryetarët për të hyrë nëpër objektet komunale dhe nuk kemi pasur ndonjë problem përveç disa të voglave. Situata tash është e qetë dhe stabile”, është shprehur Elshani për Klan Kosova.

Ai ka thënë se tash për tash janë duke i mbledhur informacionet se cili është numri i policëve të lënduar derisa ka përmendur se ka pasur edhe disa dëme materiale.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


17:47 – Krasniqi: Qeveria mbështet kryetarët e komunave veriore në punën e tyre (VIDEO)

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka qenë mysafiri i parë i cili i ka shkuar në zyre kryetarit të zgjedhur të Zubin Potokut, Izmir Zeqirit.

Pas takimit, Krasniqi tha për Klan Kosovën se Qeveria është e përkushtuar që t’ju dalë në ndihmë.

“Në veçanti katër kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e fundit. Kryetarët janë këtu pë t’ju shërbyer qytetarëve. Komuna është e qytetarëve”, tha ai.

Ndryshe sot pati përpjekje nga ana e protestuesve serbë që t’i pengojnë kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, që të hyjnë në objektet komunale.

E për këtë shkak u deshtë edhe ndërhyrja e policisë./Klankosova.tv

17:46 – Agim Bahtiri viziton Izmir Zeqirin në zyrën e re në Zubin Potok (VIDEO)

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka vizituar kryetarin e ri të Zubin Potokut, Izmir Zeqirin, në zyrën e re.

Bahtiri për Klan Kosovën është shprehur se ka shkruar për ta uruar kryetarin e ri dhe tha se shpreson që kryetari do të jetë në nivelin e duhur.

“Është kënaqësi që isha te kryetari për t’ia uruar postin dhe për ta uruar që të ketë një punë të mbarë. Shpresoj që në të ardhmen do të jetë gjithçka në rregull, çdo ditë do të vije puna më mbarë dhe më mire dhe shpresoj që do të jetë në nivelin e duhur kryetari, për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, pavarësisht cilit nacionalitet i takojnë”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


17:28 – Largohet flamuri serb në Zubin Potok, vendoset ai i Kosovës (VIDEO)

Në komunën e Zubin Potokut është vendosur flamuri i Kosovës.

Disa zyrtarë të komunës, të asistuar nga Policia e Kosovës e kanë larguar flamurin e Serbisë, i cili deri më tani është aty, përcjell Klankosova.tv.

Në videon më poshtë mund të shihni momentin e vendosjes së flamurit të Kosovës në Zubin Potok.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


17:25 – Osmani anulon vizitën në Mitrovicë, bën thirrje për ulje të tensioneve

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, e ka anuluar vizitën në Mitrovicë pas ngjarjeve të së premtes në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Ai bëri thirrje për ulje të tensioneve.

Osmani tha se do ta riplanifikoj viztën sa më shpejt të jetë e mundur.

“Si kryesues i OSBE-së, unë bëj thirrje për de-eskalimin dhe zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. OSBE është e gatshme të ndihmojë; Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka kredibilitet dhe besim mes njerëzve, institucioneve; vendimtare për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Unë do të riplanifikoj vizitën time në Mitrovicë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Maqedonia e Veriut aktualisht kryeson me misionin e Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim, që njihet ndryshe si OSBE.

______________________________________________________________________________________________________

16:36 -ShBA-ja dënon përpjekjet e Kosovës për t’i futur kryetarët në objektet komunale në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar aksionin e sotëm të policisë në veri.

Hovenier tha se masat e dhunshme duhet të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”, tha Hovenier.

Të premten një numër i madh i protestuesve serbë kishin bllokuar hyrjet e objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Me këtë rast, është dashur edhe intervenimi i policisë.

______________________________________________________________________________________________________

16:23 – Ngjarjet në veri: Pesë policë të lënduar e katër automjete të dëmtuara

Një numër i protestuesve serbë janë mbledhur në tri komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur, në ndërtesat komunale.

Si pasojë pesë policë u lënduan, nga hedhja e mjeteve të forta dhe shok bombave nga ana e protestuesve.

Gjithashtu katër veturave janë dëmtuar, derisa njërës i është vënë zjarri.

“Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv

“Lidhur me veprimet e deritanishme Policia ka bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me organet e drejtësisë, të cilët rastin e kanë cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”. Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend”, thuhet në njoftim.

______________________________________________________________________________________________________

15:43 -Protestuesit mbajnë duart lart – Zeqiri hyn në komunën e Zubin Potokut (VIDEO)

Kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur që të hyjë brenda ndërtesës së Komunës së Zubin Potokut.

Ai ka hyrë me asistimin e Policisë së Kosovës të cilës i është dashur që t’i largojë protestuesit me gaz lotsjellës, njofton Klan Kosova.


15:24 – Kryetari i Zubin Potokut hyri në ndërtesën e Komunës

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë në stacionin policor atje, tashmë ka dalë jashtë tij.

Ai në këto momente veçse ka hyrë në objektin e komunës, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Sinani.

IZMIR ZEQIRI

Ndërkohë, te ndërtesa e Komunës së Zubin Potokut, policia e ka bërë pastrimin e terrenit, duke larguar qytetarët që më parë kishin bllokuar hyrjen.

Policia i ka larguar protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


15:08 – Të shtëna me armë dëgjohen në Zubin Potok (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Komunën e Zubin Potokut.

Gazetarja Qendresa Sinani së bashku me kameramanin Agon Bejtullahun e kanë xhiruar çastin kur janë dëgjuar të shtënat.

Sot gjatë ditës janë grumbulluar qytetarë serbë në katër komunat veriore për t’i penguar kryetarët e rinj që të hyjnë nëpër objektet e komunave, njofton Klan Kosova.

Në komunën e Zveçanit ka pasur një përleshje mes serbëve të grumbulluar dhe Policisë së Kosovës.

Përveç një veture të djegur të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për dëme në njerëz.


15:03 – Nis vendosja e barrikadave në veri (VIDEO)

Në Leposaviq, serbët lokalë kanë nisur vendosjen e barrikadave nëpër rrugë.

Sipas “KosovoOnllajn”, qytetarët kanë vendosur barrikadë prej zhavorri në rrugën që të çon pikërisht në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit.

“Pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës në Leposaviq, qytetarët kanë vendosur barrikadë drejtpërsëdrejti përballë komunës në kthesën për tek ndërtesa e komunës”.

“Ata e ngritën barrikadën duke shkarkuar zhavorr nga njëra anë e afrimit drejt komunës dhe duke bllokuar kështu atë pjesë të rrugës”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


14:42 – Kryetarët e rinj në veri, Vuçiqi ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para orës 14 i lëshoi ​​një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq.

“Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt” kufirit me Kosovën, tha Vuçeviq për Pink TV drejtpërdrejt nga qendra e Beogradit, raporton N1.

Ai paralajmëroi se ngjarjet në veri të Kosovës, ku qeveria e Prishtinës po merr në dorë ndërtesat e vetëqeverisjes lokale, “nuk janë lojë, por kërcënojnë sigurinë e të gjithëve në rajon”.

Siç theksoi ai, ushtria do ta përmbushë absolutisht urdhrin e Vuçiqit dhe do ta mbrojë sovranitetin e Serbisë dhe të drejtën e jetës së të gjithë qytetarëve të saj.

“Është e qartë se po bëhet terror ndaj komunitetit serb në Kosovë”, ka përfunduar Vuçeviq.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


14:44 – Kryetari i Zveçanit hyn në ndërtesën e Komunës

Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci në një prononcim për Telegrafin ka treguar se aktualisht është brenda objektit të kësaj komune.

Ai tha se është dita e parë e punës së tij dhe është duke e ushtruar funksionin e tij si kryetar në këtë komunë.

ilir peci

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


14:03 – Vojvoda: Ka pasur një përleshje mes serbëve dhe Policisë në Zveçan

Gazetari Muharrem Vojvoda ka bërë të ditur se para objektit të Komunës së Zveçanit ka ndodhur një përleshje në mes të serbëve të grumbulluar dhe Policisë së Kosovës.

Në një prononcim për klankosova.tv, ai ka bërë të ditur se është një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë nga zjarri.

Tutje, ai ka shtuar se deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar.


14:00 – Digjet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan

Një veturë e Policisë së Kosovës është djegur në Zveçan.

Pamjet që vijnë nga kjo zonë, tregojnë se atje situata nuk është aspak e qetë.


13:41 – Gaz lotsjellës në Zveçan

Sot gjatë ditës janë mbledhur protestues pranë objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat e komunave.

Pranë ndërtesës së Komunës së Zveçanit është parë tym i gazit lotsjellës, raporton Klan Kosova.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmi do të ripërtërihet.


13:15 – Policia asiston kryetarët e rinj të hyjnë në objektet komunale në veri

Sot gjatë ditës janë mbledhur protestues pranë objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat e komunave.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse, njofton Klan Kosova.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend”.

“Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.


13:14 – Kryetari i Zubin Potokut tërhiqet nga hyrja në ndërtesën e Komunës

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është tërhequr nga tentimi për të hyrë në objektin e Komunës, ka mësuar Klan Kosova.

Kjo për faktin se qytetarë lokalë kanë bllokuar hyrjen në ndërtesën e komunës.

Ai është nisur për t’u kthyer në Mitrovicë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Qytetarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar qasjen për në objektet komunale të tri komunave që kryetarët e rinj dje dhanë betimin.

Sipas gazetares së Klan Kosovës, Arbresha Fazliu, qytetarët i kanë bllokuar hyrjet e objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Ndërsa në këtë pjesë të vendit janë dëgjuar edhe sirenat e alarmeve të qytetit, por që nuk dihet arsyeja. Megjithatë, sipas mediave lokale serbe, menjëherë pas alarmit i cili ka nisur pak pas orës 12:00, qytetarët kanë nisur të mblidhen para objekteve komunale.

Para objektit të komunës në Zubin Potok, siç njofton gazetarja e Klan Kosovës Qëndresa Sinani, janë parë edhe forca të Policisë së Kosovës.

Sipas “Kossev”, qytetarë janë parë edhe para ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut.

Klankosova.tv do ju mbajë të informuar.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


12:56 – Gazetari Vojvoda tregon arsyen e lëshimit të sirenave në veri (VIDEO)

Gazetari Muharrem Vojvoda ka thënë se arsyeja e lëshimit të sirenave në veri të Kosovës është për t’i penguar kryetarët e rinj që të mos hyjnë nëpër katër hapësirat e komunave.

Në një prononcim për klankosova.tv, ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për komunën e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

“Po e vërtetë është. Janë lëshuar para 10 minutash për ta bllokuar hyrjen e kryetarëve të rinj nëpër komuna”.

“Kryesisht sot e kanë bllokuar komunën e Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveçanit. I kanë bllokuar në mënyrë që kryetarët e rinj të mos hyjnë në ndërtesë”.

“Këto komuna që i përmenda, do të thotë në secilën prej tyre janë dikur prej 50-100 vetë”.

Kujtojmë se dje (e enjte) është bërë betimi i kryetarëve të rinj për katër komunat në veri të Kosovës.

Ata dolën fitues të zgjedhjeve lokale që u zhvilluan më 23 prill, për shkak se Lista Serbe i bojkoti zgjedhjet e thirrua nga institucionet e Kosovës.