Qosja publikon një pjesë të dramës "Beselam pse më flijojnë"

Qosja publikon një pjesë të dramës “Beselam pse më flijojnë”

NULL NULL
1 muaj më parë

Akademiku Rexhep Qosja e ka publikuar një pjesë të dramës së titulluar “Beselam pse më flijojnë”.

Qosja këtë e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

BESELAMI

Ç’është nderi! Ç’është nderi kur duhet

të vdesësh! Një fjalë e marrë, por e

madhe! Ngushëllim i vogël para fundit

të pa skaj. Njerëzit e mençëm janë

fatkëqij se të tjerët ndjehen të vegjël

skaj tyre. E vogëlsia e ka xhelozinë e

madhe dhe urrejtjen e pazgjedhur. Le

të bëhet i fortë dhe i pamëshirshëm

se me mëshirën nuk mbërrin askund,

s’ia del me askënd, s’fiton asgjë. Nuk

është kjo kohë e mëshirës dhe e

dashurisë. Kjo është kohë e sundimit

të dhunës. Me të i çel dyert, që s’i çel

mendja dhe i shtrin poshtë grushtet

e urrejtjes. Nuk ka tjetër ligj. Mëshira

është harruar kur në dorë janë marrë

mburoja, shigjeta dhe shpata. Me të

përcjellim vetëm të vdekurit.

Rexhep Qosja

Drama “Beselam pse më flijojnë”

klankosova.tv