Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qosja përkrah idenë për shkëmbim territoresh: Do të zgjidhej përgjithmonë problemi Kosovë-Serbi

NULL NULL
16.02.2020 16:50

Akademiku, Rexhep Qosja, është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta zgjidhte përgjithmonë problemi mes dy vendeve, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Akademiku, Rexhep Qosja, në një intervistë ka thënë se shkëmbimi i territoreve do të bënte të mundshme që çështja shqiptare në mes të Kosovës dhe Serbisë të merrte fund përgjithmonë.

Qosja është pyetur nga gazetarja e televizionit A2, se çfarë përfaqëson ideja e shkëmbimit të territoreve për Kosovën, dhe ka marrë këtë përgjigje.

“Shkëmbimi i territoreve do të bënte të mundshme që çështja shqiptare, Kosovë-Serbi të merrte fund përgjithmonë”, ka thënë Qosja.

Qosja këtë e ka pohuar në intervistën e dhënë në televizionin e Shqipërisë, A2, që do të transmetohet të hënën.

Qosja në këtë intervistë ka folur edhe për çështje të tjera, por që kanë të bëjnë kryesisht me aktualitetin politik shqiptar në Kosovë e Shqipëri.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.