Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qollakaj: S’kemi nevojë të brengosemi prej sajesave të Serbisë – duhet te fokusohemi te ndriçimi i rastit

NULL NULL
18.07.2024 22:30

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Qollakaj, ka thënë se Kosova, pas rastit ku dyshohet se i arratisuri Faton Hajrizi e vrau një polic serb, nuk ka nevojë të brengoset se çka sajon Serbia.

Kjo pasi sipas tij, dihet paraprakisht se çdo ngjarje, Serbia tenton ta politizojë dhe ta bëjë një propagandë të skajshme, por sipas tij, fokusi duhet të jetë tek ndriçimi i rastit.

“Kam parë edhe në media se Serbia mund ta keqpërdorë këtë rast. Nuk pritet më mirë prej Serbisë asgjë. Serbia ka shkuar në skajshmëri duke thënë se edhe Reçaku është sajesë e jona. Pastaj, Banjskës i dhanë konotacion krejt tjetër, ku sipas tyre është si pasojë e dhunës së skajshme të policisë në veri dhe ajo ka qenë krejt produkt i dhunës”.

“Prej Serbisë s’kemi nevojë të brengosemi se çka sajon, pasi e dimë paraprakisht se çdo ngjarje mund ta politizojë dhe ta bëjë një propagandë të skajshme, por duhet të fokusohemi në ndriçim të rastit dhe ta shohim vërtetë se a është Fatoni dorasi dhe nëse është, si ka ndodhur rasti”, tha Qollakaj në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Qollakaj tha se është me rëndësi të ketë informacione se si është zhvilluar kontakti i parë mes të dyshuarit për vrasje, Faton Hajrizi dhe policisë në momentet kritike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.