12:13, 25 Janar 2020

Një grua e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë më 23 janar si pasojë e gripit sezonal.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar Valbon Krasniqi, i cili tregoi se janë edhe tre persona tjerë në kujdes intenziv.

“Të vdekur i kemi dy raste një i moshuar në muajin dhjetor – i cili ka pasur probleme kronike të mëhershme, ndërsa rasti i fundit është pardje më 23 janar, një grua e lindur në vitin 1970 ka ndërruar jetë – edhe kjo paciente ka pasur probleme të mëhershme me mushëri ndërkohë që tek ne në klinikë ka ardhur më 14 janar”.

“Që nga dhjetori deri sot i kemi të konfirmuar 16 raste që kanë qenë të shtrirë në Infektive. Momentalisht janë të shtrirë 3 pacientë dhe janë dy të tjerë me simptoma të gripit që i kemi pranu në 24 orët e fundit”.

“Në kujdesin intenziv dhe në gjendje të rëndë janë tre pacienta, dy meshkuj dhe një femër të cilit janë nën kujdesin e aparateve dhe kanë nevojë për frymëmarrje. Dy prej tyre janë pavetëdije”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi po ashtu tregoi se rastet e dyshimta arrijnë të verifikohen brenda ditës e maksimalisht deri në 48 orë.

Ndërsa simptomat që pacientët e prekur kanë janë: plogështi, ethe dhe temperaturë e lartë deri në 40 gradë, kollë e theksuar, probleme më frymëmarrje, dhimbje e trupit dhe e kyçeve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë