QKUK: Kardiokirurgët amerikanë dhe italianë operojnë 10 fëmijë me probleme në zemër

QKUK: Kardiokirurgët amerikanë dhe italianë operojnë 10 fëmijë me probleme në zemër

NULL NULL
1 month më parë

Në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës janë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër.

Operimi është kryer nga kardiokirurgët dhe kardiologët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italisë.

Përzgjedhja e fëmijëve është bërë nga Klinika e Pediatrisë e QKUK-së.

Gjithashtu janë ekzaminuar edhe 153 fëmijë të tjerë.

“Një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, në kuadër të misionit“Goli”, kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër në QKUK dhe kanë ekzaminuar 153 fëmijë të tjerë”.

“Përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminime është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, kurse ekipi i mjekëve ndërkombëtar është asistuar nga mjekë dhe infermierë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.

“Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello”.