QKUK, i shpëtohet jeta një 21-vjeçari NULL NULL 07.04.2020 08:23 07.04.2020 08:23 Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë i është shpëtuar jeta një 21-vjeçari. Personi në fjalë vuante nga humbja e aftësisë së të folurit në fazën e hershme, të lëvizshmërisë së dorës dhe këmbës së djathtë. Atij i është kryer i është kryer trombektomia mekanike ( heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike), rasti i dytë në Kosovë. “Ky intervenim është kryer në Klinikën e Radiologjisë, në bashkëpunim me Klinikën Emergjente, Klinikën e Neurologjisë dhe atë të Anestezionit, ku pas procedures së kryer tek pacienti rezultoi me kthimin e menjëhershëm të lëvizshmërisë së humbur të gjymtyrëve “, njofton Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës. Operacioni është kryer nga ekipi në përbërje të: Dr. Bujar Imeri, Dr. Ilir Bejta, Dr. Jeton Shatri udhëhequr nga Dr. Bujar Gjikolli, përkrahur nga ekpi i anestezionit Dr Arjan Ademi, anestezisti Tafil Gashi , Dr. Nerxhivane Halimi, Dr. Gazmend Hasbahta dhe Dr.Shkëndije Nuza. “Me këtë procedurë po stabilizohen shërbimet e neuroradiologjisë intervente në Klinikën e Radiologjisë, duke ofruar mundësi pacientëve kosovarë të cilët këto shërbime nuk i kanë pasur më parë.Për realizimin e këtyre procedurave, sistemi i shërbimeve shëndetësore në Kosovë duhet të jetë efektiv dhe reagimi duhet të bëhet para kalimit të dritares kohore prej 4-5 orëve nga fillimi i sulmit iskemik në tru.”- njofton QKUK përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë