QKUK hap konkurs për 100 vende të lira pune për profesionistët shëndetësorë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

QKUK hap konkurs për 100 vende të lira pune për profesionistët shëndetësorë

NULL NULL
27.02.2023 18:53

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës për profesionistë shëndetësorë.

“Në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes konkursit të shpallur, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachelor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborantë mjekësorë me bachellor.

Konkursi mbetet i hapur nga  29.03.2023 deri më 5.04.2023.

Kushtet për të aplikuar në konkursin e hapur mund ti gjeni në vegëzën e mëposhtme.

https://shskuk.rks-gov.net/DocumentsAndPublications/SinglePublication/17640?fbclid=IwAR0fGprn54dK-Z_w0iDbt6D9hhXPwxa4GkRxHZV2zYsUwUKfShkKZCkfKA0

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.