QKUK bëhet me rentgenë të rinj (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 23.11.2020 20:54 nga Qendresa Bellagoshi 23.11.2020 20:54 Pesë rentgenë mobilë e 60 shtretër i janë shtuar insitucioneve shëndetësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Aparaturat që kanë vlerën e një milion e 160 mijë eurosh, përveç në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës do të dërgohen edhe në Gjilan dhe Prizren. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë ditës nënshkroi edhe një marrëveshje me përfaqësuesit e UNOPS-it për të ndihmuar në aktivitet e prokurimit. Edhe Brendan Krenan, shef i kësaj zyre u tregua i kënaqur me bashkëpunimin, njësoj si edhe Zemaj, sipas të cilit përfituese do të jenë edhe QKMF-të por edhe institucione të tjera. Kjo marrëveshje kap vlerën prej 14 milionë eurosh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë