QKSS: Kosova as gati të anëtarësohet në NATO NULL NULL 12.01.2017 23:46 12.01.2017 23:46 Ndonëse Aleanca Veriatlantike ka hapur disa dyer për Kosovën, edhe në një plan afatgjatë, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, do të mbetet larg. Kështu ka deklaruar Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili për emisionin Ora e Fundit ka thënë se anëtërësimin e Kosovës në NATO e bllokojnë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. “Fatkeqësisht sumica nga kërkesat e Qeverisë së Kosovës nuk janë marrëparasysh dhe arsyet dihen. Janë katër vende brenda NATO-s që e bllokojnë cdo marrëdhënie të mundshme të saj me Kosovën. Letra e Sekretarit të NATO-s i ka haur minimalisht disa dyer për Kosovën, duke i dhënë qasje minimalisht në disa programe”. Megjithatë, Avdiu thotë se një letër e ardhur në adresë të qeverisë së Kosovës nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, je një dritë në fund të tunelit për Kosovën, por progresi i vogël, nuk ia garanton Kosovës anëtarësimin në NATO. . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Dëshmorëve të Prishtinës: Dhurohet gjak, nderohen ata që dhanë jetën (VIDEO) 18/04/2025
Kosova Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO) 18/04/2025