Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qimet nën lëkurë, cila është mënyra më efektive për të parandaluar shfaqjen e tyre

NULL NULL
19.01.2018 11:00

Depilimi i shpeshtë i zonës intime me dyll apo makinë dobëson qimen, pikerisht ajo gjë që duan femrat, por që vjen me jo pak efekte anësore. Kur qimja nuk ka fuqi të depërtojë përmes lëkurës ajo rritet brenda duke shkaktuar inflamacion të folikulës (pikerisht ajo që nuk duan femrat).

Qimet nën lëkurë mund të jenë të dhimbshme mund të irritohen dhe të infektohen. Ndonëse mënyra më e mirë për të depiluar qimet në zonën intime është brisku pasi kjo metodë nuk e dobëson qimen duke bërë që të rritet brenda, e dimë që femrat do të zgjidhnin dyllin përpara briskut. Cilado qoftë zgjidhja juaj ajo që duhet të dini është se pas 3 të depiluarash me dyll rekomandohet që qimeve t’i bini me një makinë e cila i pret. Përpara se të depiloheni lyeni lëkurën me një xhel hidratues dhe bjerini qimeve me brisk në drejtimin që rriten pa shumë presion. Kjo gjë do të forcojë qimet tejet të dobësuara e për pasojë ato do të dalin në sipërfaqe. Kjo metodë aplikohet kur qimet nën lëkurë janë në masë duke përfshirë një zonë të madhe të trupit.

Nëse ajo që arrini të dalloni vetëm disa qime nën lëkurë duhet të të stimuloni daljen e tyre duke eskfoljuar lëkurën. Mund të bëni kompresa të ngrohta për të zbutur lëkurën ose të bëni një skrab me sodë buke, sheqer ose kripë për të eleminuar lëkurën nga shtresat e vdekura. Asnjëherë mos tentoni t’i nxirrni qimet me gjilpërë pasi mund të infektoni lëkurën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.