“Qielli i thyer”, Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit NULL NULL 25.06.2025 16:07 25.06.2025 16:07 22 të dyshuarit që u arrestuan në aksionin e koduar “Qielli i Thyer”, kanë mbetur në paraburgim. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit, transmeton Klankosova.tv. Në njoftim thuhet se Departamenti Special ua ka refuzuar ankesat si të pabazuara ankesat e avokatëve të të pandehurve: R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025, të pandehurve të lartcekur u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, dhe atë nga data 03.06.2025 deri më 03.07.2025, konform nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK. Aksioni “Qielli i thyer”, nga 30 ditë paraburgim për 22 të dyshuarit për drogë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 58 minuta më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 3 orë më parë