Qielli i Kosovës nën hijen e “Hënës së përgjakur” NULL NULL 07.09.2025 21:51 07.09.2025 21:51 “Hëna e përgjakur” u shfaq sonte edhe mbi qiellin e Kosovës. Ajo del gjatë një eklipsi të plotë hënor, kur Toka pozicionohet mes diellit dhe hënës, duke bllokuar dritën e drejtpërdrejtë që bie mbi të. Por, një pjesë e dritës së diellit kalon përmes atmosferës së Tokës, e përthyhet dhe reflektohet mbi hënë, duke i dhënë asaj një nuancë të kuqe të errët, efekt i ngjashëm me ngjyrën e diellit gjatë perëndimit. Ky fenomen mahnitës simbolizon fuqinë e natyrës dhe shfaqet rrallë, ndaj mbetet një pamje unike për t’u përjetuar. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga Kabashi i Vitisë, Klina dhe video nga Prizreni që shfaqin këtë moment të bukur, të dërguara nga lexues të Klankosova.tv.