Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeverisë i propozohet krijimi i grupeve të ekspertëve për hartimin e strategjisë për zhvillim ekonomik

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 26.12.2023 10:58

Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Finanaca (IHEF) ka mbajtur konferencë me rastin e përfundimit të vitit 2023.

Në paraqitjen para gazetarëve, drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Fehmi Mehmeti, paraqiti sfidat dhe problemet e identifikuara në fushën e ekonomisë kosovare.

Mehmeti gjatë prezantimit të prioriteteve dhe sfidave për vitin 2024 theksoi se që të ketë zhvillim të sigurt ekonomik nevojitet që qysh në fillim të formohen grupet punuese në nivel nacional të ekspertëve të ekonomisë për të hartuar strategjinë e zhvillimit ekonomik, njofton Klan Kosova.

Ish-guvernatori i BQK-së ka përmendur parashikimin e Bankës Botërore për rritjen ekonomike që pritet të shkojë në 3.7 përqind.

Në këtë konferencë foli edhe Mejdi Bektashi, ekspert i jashtëm në këtë institut i cili theksoi se instituti u krijua për të hartuar politika ekonomike e sociale për të nxjerrë ide të reja që garantojnë rritje ekonomike.

Tutje ai shtoi prioritetet ekonomike të Qeverisë se Kosovës për vitin 2024, duhet të jenë të mëdha në këtë sektor; kushtet e pafavorshme për investitorë të huaj, nevoja për zhvillim të hovshëm ekonomik e të tjera.

Teksa Medain Hashani, po ashtu ekspert i jashtëm vlerësoi se rekomandimet e këtij instituti duhet të merren për bazë nga ekzekutivi që të ketë rritjen e kërkuar ekonomike. Sipas tij 2024 do të jetë vit sfidues për qeverinë pas liberalizimit të vizave dhe hapjes së qarkullimit të qytetarëve.

Një zonë ekonomike është e domosdoshme për të përballuar këtë rrezik që i kanoset ekonomisë vendore. Ai vazhdon se kjo do të ndikonte që të hapen vende të punës dhe që të ulet numri i atyre që marrin ndihma sociale e presin subvencionet nga shteti.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme