Qeveria zbutet për fushatë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria zbutet për fushatë

NULL NULL
27/05/2015
Komisioni i ligjeve ka miratuar dje në parim projektiligjin, i cili jep zgjidhje legalizimit të 60 mijë objekteve të ndërtuara pas 2009 -s dhe ka diskutuar edhe projektligjin që parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për sigurimet shëndetësore edhe shoqërore.

Të gjithë atyre qytetarëve që kanë ndërtuar pas vitit 2009 do t’u jepet e drejta të futen në proces legalizimi.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje në parim projektligjin, i cili i jep zgjidhje legalizimit të 60 mijë objekteve të ndërtuara në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu, komisioni diskutoi edhe projektligjin që parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore. Sjellja e këtyre ligjeve në prag të zgjedhjeve ka shkaktuar debate, pasi opozita i ka cilësuar si ligje elektorale.