Qeveria “vishet” me flamurin shumëngjyrësh, Kurti thotë se të gjithë jemi të barabartë NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ka marrë shumë ngjyra mbrëmjën e kësaj të marte. Me ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTIQ+ shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nëpërmjet një fotografie të ndërtesës së qeverisë, thotë se të gjithë jemi të barabartë edhe nëse dallojmë në besim apo orientim seksual, njofton Klankosova.tv. “Sot ne shënojmë një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, shkroi Kurti në Twitter. Today we mark #IDAHOT, a day that reminds us that we are all equal — no matter what our sexual orientation or gender identity. Let us stand together against injustice and prejudice, today and every day. pic.twitter.com/oBaFTbmyhO — Albin Kurti (@albinkurti) May 17, 2022
Kulturë Libër: ''Mes kërshërisë dhe dashurisë për muzikën'', në fjalët e Shaqir Hotit (VIDEO) 30.06.2022 18: 56