Qeveria (s’i) lexoi mirë porositë e ShBA-së, arsyetohet Konjufca (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 31.05.2023 20:39 nga Drin Demiri 31.05.2023 20:39 Takimet me ambasadorin amerikan në objektin qeveritar e telefonatat nga larg, mbase s’po mjaftojnë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, beson se Kosova e Amerika janë keqkuptuar për situatën në veri, derisa kjo e fundit po kritikon institucionet në Prishtinë për hapat e ndërmarrë. Numri dy i partisë në pushtet po thotë se me miqtë ndërkombëtarë duhet dialog i hapur, për të argumentuar pozicionet shtetërore, raporton Klan Kosova. Konjufca komentoi edhe qasjen ndërkombëtare ndaj Serbisë. E tillë si tash, thotë se s’është parë kurrë. Deklaratën qortuese të sekretarit amerikan, Anthony Blinken, ky e quajti jo të mirë për vendin. Të tilla i cilësoi edhe sanksionet që shteti më i fuqishëm në botë i vendosi ndaj Prishtinës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë