Qeveria shkarkon bordin mbikëqyrës të Trepçës, emëron bord të përkohshëm NULL NULL 27.09.2023 12:15 27.09.2023 12:15 Qeveria e ka shkarkuar sot Bordin mbikëqyrës dhe ka emëruar bordin e përkohshëm në ndërmarrjen ‘’Trepça’’. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se shkarkimi i bordit vie si pasojë e dorëheqjes së dy anëtareve të bordit dhe mos zbatimin e punëve sipas ligjit, transmeton klankosova.tv. Mandati i bordit të përkohshëm nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj, tha ministrja. Të emëruarit e bordit të përkohshëm, janë si vijon: Rrezarta Pllana, kryesuese Alban Krasniqi, anëtar Merita Beqiri-Gashi, anëtare Dragisha Kërstiq, anëtar *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 4 orë më parë