14:56, 11 Janar 2019

Në mbledhjen e parë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës gjatë ditës së sotme është rregulluar përbërja e Komitetit Ndërministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.

“Me plotësimin dhe ndryshimin e miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, është rregulluar përbërja e Komitetit Ndërministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, i cili bashkë edhe me Ministrin e Infrastrukturës, do të ketë këtë përbërje:

–          Ministri i Mbrojtjes – kryesues;

–          Këshilltar i kryeministrit – zëvendës kryesues

–          Ministri i Punëve të Jashtme – anëtar;

–          Ministri i Drejtësisë – anëtar;

–          Ministri i Punëve të Brendshme – anëtar;

–          Ministri i Integrimeve Evropiane – anëtar;

–          Ministri i Financave – anëtar;

–          Ministri i Infrastrukturës – anëtar;

–          Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës – anëtar”,shkruhet në komunikatën e dërguar nga Zyrja e Kryeministrit të Kosovës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë